Kosova në pjesën më të madhe të saj pritet të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, KU kthjellimet më të dukshme do të jenë në orët e para të ditës. Ndërsa në vijim parashikohet që në të gjithë territorin të ketë kalime vranësirash, duke gjeneruar në zona të izoluara dhe momente të pakta me pika shiu. Territori i MV parashikohet që gjatë ditës së premte të jetë në dominimin e masave ajrore të qëndrueshme të cilat do të sjellin alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash. Në pjesën e parë të ditës në MV kthjellimet do të jenë më të dukshme në pothuajse vendin. Ndërsa pas mesdite vranësirat do të shtohen gradualsiht në të gjithë MV. uropa Veriore dhe Qëndore do të jenë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, të cilat parashikohet të sjellin mbizotërim të kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare. Po ashtu edhe pjesa më e madhe e Europës Jugore do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta. Ndërsa Brigjet e Egjeut pritet të jenë me vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu. Gjithashtu me mot të paqëndrueshëm PARAQITET dhe Lindja e kontinentit, KU vranësirat e shumta do të sjellin reshje dëbore.
Rajoni,Europa Moti-E Premte, 5 Maj 2023
RELATED ARTICLES