Do të vijojë; Territori i Kosovës; nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta; gjatë paradites POR orët e pasdites dhe në vijim; do të sjellin vranësira disi më të shpeshta në të gjithe territorin e Kosovës KU më të theksuara do të jenë në zonat veriore dhe verilindore; megjithatë nuk do të ketë reshje; Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin ngrica në akset rrugore; Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërisht RRITJE në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 2°C vlera më e ulët në Podujevë deri në 11°C vlera më e lartë e cila do të regjistrohet sërisht në Prizren; Era do të fryjë e lehtë paradite POR deri mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale 35 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor.
Gjatë orëve të paradites; Republika e MV do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të herë pas-herëshme KU më të dukshme vranësirat do të paraqiten; në zonat veriore dhe veriperëndimore; Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja; ti bëjnë prezente vranësirat në të gjithë territori e MV POR mundësia për reshje është thuajse zero; Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërisht RRITJE në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 2°C vlera minimale në qytetin e Kumanovës deri në 13°C vlera maksimale e cila do të shënohet në Shkup dhe Manastir. Ndërkohë; ERA do të paraqitet e lehtë deri mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor.
Si pasojë e zhvillimit të një qëndre të fuqishme Ciklonare në veri-verilindje të kontinentit Europian; do të diktojë kushte të paqëndrueshme atmosferike në; Europën Veriore, rajonin e Balltikut si edhe vendet Lindore duke sjellë; reshje të dendura dëbore dhe ngrica. Po ashtu; me vranësira; rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere do të ketë sërissht në ishujt Britanikë dhe gadishullin Iberik NDERSA e gjithë pjesa tjetër e kontinentit të Europës do të PARAQITET nën ndikimin e masave ajrore me origjinë kontinentale duke kushtëzuar; mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare.