Friday, May 2, 2025
HomeAKTUALITETRajoni,Europa  Moti-E Premte, 2 Maj 2025

Rajoni,Europa  Moti-E Premte, 2 Maj 2025

Republika e Kosovës; do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare gjatë orëve të paradites POR pjesa e dytë e ditës do të bëjë më të dukshme vranësirat në të gjithe territorin e Kosovës KU më ët theksuara vranësirat do të jenë në zonat Veriore dhe Veriperëndimore; Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim; të sjellin përmirësim të kushteve të motit duke i larguar gradualisht vranësirat nga i gjithë territori i Kosovës; Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në mëngjes edhe në mesditë duke  luhatur vlerat ditore nga 6°C vlera më e ulët në Mitrovicë deri në 27°C vlera më e lartë në Gjakovë. Era do të fryjë e lehtë paradite POR forcohet gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 45 km/h nga drejtimi VERIOR.

Republika e MV përgjatë gjithë 24-orëshit; do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta e kalimtare KU më ët dukshme vraneisrat do të paraqiten në zonat Verilindore dhe Juglindore të MV; Parashikohet që në mbrëmje dhe gjatë natës të ketë përmirësim të kushteve atmosferike në të gjithë MV duke ri-kthyer motin e kthjellët; Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale edhe ato maksimale duke u luhatur nga 6°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Ohrit deri në 28°C vlera  maksimale e cila do të shënohet sërisht në qytetin e Shkupit. Ndërkohë ERA do të paraqitet mesatare deri e FORTE duke arritur shpejtësinë mbi 40 km/h nga drejtimi  permanent VERIOR.

Si pasojë e zhvillimit të një qëndre të fuqishme ciklonare në Jugperëndim të kontinentit do të sjellë në gadishullin Iberik; rrebeshe shiu si edhe mini – stuhi ere e breshëri. Po ashtu, zona e Alpeve si edhe Europa Lindore do të përfshihen nga rrebeshe shiu dhe stuhi të forta ere NDERSA pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të MBETET nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke sjellë; mot të kthjellët dhe temperatura të larta KU më të theksuara kthjellimet do të paraqiten në gadishullin Skandinav; Europën Qëndrore; gadishullin e Ballkanit si edhe brigjet e Egjeut.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments