Përgjatë gjithë 24-orëshit; republika e Kosovës do të jetë nën dominimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë dominim të vranësirave; Më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat veriore dhe veriperëndimore KU priten edhe reshje shiu e dëbore; Po ashtu; pjesa e dytë e ditës do të vijojë më vranësira dhe reshje KU më së shumti do të jenë reshje dëbore. Përgjatë luginave do të ketë ngrica të theksuara; Ndërkohë; Temperaturat e ajrit do të RRITEN lehtë si në mëngjes edhe në mesditë duke u luhatur nga -2°C minimalja e shënuar në qytetin e Podujevës deri në 9°C vlera maksimale e cila do të shënohen në Gjakovë. Era do të fryjëe fortë si paradite edhe gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 60 km/h nga drejtimi permanent Juglindor.
Republika e MV do të paraqitet nën MBIZOTERIMIN e vranësirave gjatë gjithë paradites KU më të dendura vranësirat do të jenë zonat Perëndimore dhe Veriperëndimore duke sjellë reshje shiu e dëbore. Orët e pasdites do të shtojnë vranësirat dhe reshjet e shiut dhe dëborës në të gjithë territoin e MV KU hera herës priten mini-stuhi ere; Përsa i përket; Temperaturat e ajrit do të RRITEN lehtë si në mëngjes edhe në mesditë duke u luhatur -2°C vlera minimale deri në 10°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 60 km/h nga drejtimi kryesisht Juglindor.
Zhvillimi i dy qëndrave me presion të ulët atmosferik përkatësisht në veri dhe verilindje të kontinentit; do të sjellin reshje të dendura dëbore në gadishullin Skandinav dhe Europën Lindore; Po ashtu; ishujt Britanikë si edhe Alpet e Europës do të jenë nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut dhe dëborës duke sjellë edhe ngrica NDERSA moti i kthjellët dhe vranësira të pakta do të ketë përkatësiht në; Europën Qëndrore, Gadishullin Iberik, gadishullin Peloponez si edhe rajonin e Ballkanit.