Përgjatë gjithë 24-orëshit; republika e kosovës do të jetë nën dominimin e masave ajrore me origjinë Jugore dhe Jugperëndimore duke sjellë dominim të vranësirave dhe reshjeve t shiut dhe dëborës POR në sasi të pakta; Gjatë pasdites dhe në vijim; do të ketë vranësira të shpeshta në shumë zona të Kosovës POR nuk priten reshje; Përgjatë luginave do të shfaqet mjegull e dendur në orët e para të mëngjesit; Ndërkohë; Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE si në vlerat e mëngjesit edhe të mesditës duke u luhatur nga 1°C minimalja e shënuar në qytetin e Podujevës deri në 10°C vlera maksimale e cila do të shënohen në Gjakovë. Era do të fryjë mesatare; gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 35 km/h nga drejtimi permanent Jugperëndimor.
Masat ajrore me origjinë jugperëndimore do të kushtëzojnë motin edhe në republikën e MV KU vranësirat e shpeshta do të jenë dominante gjatë paradites duke gjeneruar herë pas here reshje shiu e dëbore në zona të thella malore; Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja; të sjellin largim gradual të vranësirave nga i gjithë territori i MV duke ri-sjellë kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare; Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE si në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 2°C vlera minimale e shënuar në Dibër deri në 12°C vlera maksimale në qytetin e Shkupit. Era do të fryjë mesatare gjatë paradites POR forcohet në pjesën e dytë të ditës duke arritur shpejtësinë mbi 40 km/h nga drejtimi permanent Jugperëndimor.
Vendet Skandinave, Ishujt Britanikë si edhe pjesa më e madhe e Europës Qëndrore do të përfshihen nga masa ajrore të ftohta dhe të thata me origjinë kontinentale duke kushtëzuar në këto rajone; mot të kthjellet dhe temperatura relativisht të ulëta; NDERSA pjesa më e madhe e Europës Jugore, gadishulli Apenin si edhe gadishulli i Ballkanit do të jenë nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut si pasojë e masave ajrore në ngrohta me origjinë Oqeanike. Po ashtu; vendet e Europës Lindore do të mbeten me vranësira; reshje intensive dëbore dhe ngrica të theksuara.