Saturday, November 23, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Mërkurë,28 Shkurt 2024

Rajoni,Europa Moti-E Mërkurë,28 Shkurt 2024

Orët e para të mëngjesit në Kosovë parashikohet të jenë nën dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave POR gjatë mesditës dhe në vijim pritet që gradualishtë vranësirat të bëhën edhe më të dukshmë KU më të theksuara do të jenë në zonat Veriore dhe Veriperëndimore të vendit; megjithatë mundësia për reshje është thuajse zero. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë në të gjithë territorin e Kosovës edhe gjatë natës. Temperaturate ajrit do të RRITEN si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C vlera më e ulët dhe maksimumet do të ngjiten deri në 20°C në zonat Jugperëndimore të Kosovës.Era do të fryjë e lehtë POR herë pas here forcohet duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Juglindor.

Republika e MV në pjesën e parë të ditës PARAQITET nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që i gjithë vendi të jetë me intervale të gjata kthjellimesh POR pas – mesdites dhe kryesishtë pasditja do të shtojnë dukshëm vranësirat në të gjithë tërritorin e MV KU më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat perëndimore dhe jugperëndimore të MV. Parashikohet që të njëjta kushte atmosferike të na shoqërojnë edhe gjatë natës. Temperaturave të ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë  gjatë orëve të mëngjesit POR mesdita do të sjellë rritje të ndjehsme të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 4°C vlera minimale deri në 20°C vlera maksimale në rang territori.  Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites POR forcohet gjatë pasdites duke arritur shpejtesinë maksimale deri në 30 km/h nga drejtimi Juglindor.

Britania e Madhe dhe Europa Qëndrore do të PARAQITEN nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje të dendura shiu KU herë pas here shirat do të jenë në formë shtrëngate; shoqëruar me stuhi të forta ere. Po ashtu; Gadishulli Skandinav do të mbetet nën ndikimin e vranësirave të shumta të cilat herë pas here do të sjellin reshje të dendura dëbore NDERSA pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të jetë nën dominimin e masave ajrore të ngrohta me origjinë perëndimore – jugperëndimore duke sjellë; mot kryesisht të kthjellet dhe të ngohtë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments