Prej disa ditësh Kosova ndodhet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që përgjatë gjithë 24 orëshit të ketë alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash. Parashikohet që kthjellimet më të dukshme të jenë në zonat Perëndimore gjatë orëve të para të ditës. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë kalime vranësirash nëpër të gjithë Republikën e Kosovës, KU më të fokusuara do të jenë në zonat Lindore. Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes POR do të rriten në mesditë duke u luhatur nga -2 gradë C deri në 14 gradë C. Era; do të paraqitet e lehtë duke arritur shpejtësi maksimale 30 km/h nga drejtimi kryesisht Verior Veriperëndimor.
Republika e Maqedonisë së Veriut do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, të cilat pritet që gjatë paradites të sjellin dominim të intervaleve të gjata me kthjellime. Parashikohet që më të dukshme kthjellimet të jenë në zonat Jugore dhe Jugperëndimore. POR pjesa e dytë e ditës do të sjelli kalime të shpeshta të vranësirave në për të gjithë territorin, të cilat më të theksuara do të jenë në zonat Veriore dhe Lindore të MV.Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë kostante në vlerat minimale, POR do të rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga -2°C minimalja deri në 15°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e mesatare duke arritur shpejtesinë maksimale 32 km/h nga drejtimi Verior.
Zhvillimi i Ciklonit të Islandës do të diktojë kushtet e motit në Europën Veriore duke gjeneruar reshje dëbore në Europën Lindore dhe në gadishullin Skandinav. Pritet që Ishujt Britanik dhe Qëndra e Kontinentit të jenë nën dominimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, duke bërë që vranësirat e shumta të sjellin herë pas here rrebeshe shiu të shoqëruara me stuhi afatshkurtra ere. Ndërsa nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave parashikohet të jenë Europa Jugperëndimore dhe Rajoni i Ballkanit.