Një sistem frontal që ka përfshirë pjesërisht Ballkanin; do të diktojë kushte të paqëndrueshme atmosferike edhe në Republikën e Kosovës; për pasoje; vranësirat dhe reshjet e shiut do të jenë dominante; gjatë orëve të pasdites dhe në vijim; do të ketë shtim të vranësirave dhe shirave në të gjithë territorin e Kosovës KU më të dendura shirat do të jenë në zonat kufitare me Shqipërinë; Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 7°C vlera më e ulët deri në 23°C vlera më e lartë në rang territori. Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 50 km/h nga drejtimi Jugor.
Kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të vijojnë në të gjithë republikën e MV duke sjellë vranësira dhe reshje shiu gjatë gjithë paradites; Më të theksuara reshjet do të paraqiten në zonat perëndimore dhe veriperëndimore; Pjesa e dytë e ditës do të vijojë nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve në të gjithë territorin e Republikës së MV KU herë pas-herë shirat do të jenë në formë shtrëngate; Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 8°C vlera më e ulët deri në 25°C vlera më e lartë në rang territori Era do të fryjë e lehtë paradite POR forcohet pasdite duke arritur shpejtesinë maksimale deri në 50 km/h nga drejtimi Jugor.
Një sistemi i fuqishëm vranësirash që ka përfshirë rajonin e Ballkanit do të diktojë kushte të paqëndrueshme atmosferike; duke sjellë reshje të dendura shiu si edhe stuhi të forta ere; Po ashtu; me reshje shiu si edhe stuhi breshëri do të PARAQITET situata meteorologjike në; Europën Lindore dhe rajonin e Balltikut NDERSA motit i kthjellët DHE vranësirat e lehta do të mbizotërojnë në gadishullin Skandinav; ishujt Britanikë; gadishulli Iberik si edhe pjesën më të madhe të Europës Qëndrore; situatë kjo si pasojë e qarkullimit të masave ajrore të qëndrueshme me origjinë kontinentale.