Saturday, October 26, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Mërkurë,21 gusht 2024

Rajoni,Europa Moti-E Mërkurë,21 gusht 2024

Republika e Kosovës në  orët e para të ditës do të jetë nën dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Veriore dhe Lindore. POR parashikohet që në pjesën e dytë të ditës vranësirat të pësojnë zhvillime, duke sjellë në të gjithë Kosovën reshje shiu dhe rrebeshe afatshkurtar në zonat Verilindore. Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes POR rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 31°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 40 km/h përgjatë gjithë ditës nga drejtimi Verior dhe veriperëndimor.

Republika e Maqedonis së Veriut në pjesën e parë të ditës do të jetë nën mbizotërimin e motit të qëndrueshëm, KU pritet të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta. Ndërsa pas mesdite vranësirat do të shtohen në të gjithë vendin duke bërë që të pësojnë zhvillime dhe të gjenerojnë rreshje shiu në të gjithë MV. Përsa i përket; Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes POR rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C vlera minimale deri në 34°C vlera maksimale në rang vendi. Ndërkohë; Era do të fryjë  mesatare dhe e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 35  km/h nga drejtimi Veriperëndimor.

MBETET nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme atmosferike pjesa me e madhe e rajonit të Ballkanit duke bërë që vranësirat e shumta të gjenerojnë reshje shiu. Gjithashtu me vranësira dhe reshje shiu PARAQITET pjesërisht Europa Qëndrore dhe gadishulli Skandinav, KU dhe pritet që herë pas here ketë rrebeshe afat shkurtra shiu. Ndërsa Europa Lindore dhe Perëndimore do të jenë me alternime kthjellimesh dhe kalime vransirash. Po ashtu dhe Europa Jugperëndimore dhe gadishulli Apenin do të jenë nën dominimin e motit të qëndrueshëm.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments