Republika e Kosovës MBETET në dominimin e motit të qëndrueshëm përgjatë gjithë ditës, KU paraditja do të ketë më të dukshme kthjellimet në territor. Ndërsa pas mesdite parashikohet që vranësirat të theksohen gradualisht në territorin e Kosovës.Vijon ndikimi i qëndrës së presionit të lartë atmosferik mbi MV, duke sjellë gjatë paradites orë të shumta me diell në një pjesë të mirë të vendit. Ndërsa pas mesdite parashikohet që gradualisht vranësirat të shfaqen në të gjithë territorin e MV.Europa Jugore dhe Lindore do të MBETEN në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, KU më të dukshme kthjellimet do të jenë në Ballkanin Perëndimor. Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit do të jetë në mbizotërimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, duke sjellë reshje shiu në Angli dhe herë pas here reshjet do të jenë në formë rrebeshi në Qendër të kontinentit.