Masat ajrore të qëndrueshme do të dominojnë kushtet atmosferike në Republikën e Kosovës; duke bërë që paraditja të jetë nën ndikimin e intervaleve me kthjellime dhe kalimeve të vranësirave të shpehsta KU në zona të izoluara do të sjellin momente me flokë dëbore Parashikohet që moti i kthjellët dhe vranësirat e shpeshta të vijojnë edhe në pjesën e dytë të ditës në të gjithë republikën e Kosovës POR temperaturat e ajrit do të zbresin; Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ULEN në mëngjes POR rritne lehtë në mesditë duke u luhatur nga -3°C vlera minimale deri në 10°C maksimalja në rang territori. Era do të fryjë mesatare POR herë pas-here e fortë duke arritur shpejtësinë mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor.
Përsa i përket; Maqedonisë së Veriut; gjatë orëve të para të mengjesit dhe mesditës do të jetë nën mbizotërimin e intervaleve me kthjellime, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Jugore dhe Jugperëndimore; Ndërsa; orët e pasdites, sjellin kalime vranësirash në një pjesë të mirë të territorit të Maqedonisë së Veriut, KU më të theksuara vranësirat paraqiten në zonat Jugore dhe Jugperëndimore; megjithatë nuk priten reshje; do të vijojnë ngricat në shumë akse rrugore; Temperaturat e ajrit do të ULEN në mengjes POR rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga -3°C vlera minimale deri në 13°C maksimalja në rang territori. Ndërkohë; Era do të fryjë mesatare deri e fortë; përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 45 km/h nga drejtimi permanent Verilindor.
Zhvillimi i një qëndre të fuqishme Ciklonare përkatësisht në Perëndim – Jugperëndim të kontinentit Europian me ndikim deri në Alpet e Europës; do të diktojë kushte të paqëndrueshme atmosferike në; ishujt Britanikë; gadishullin Iberik si edhe zonën e Alpeve duke sjellë; reshje të dendura shiu e dëbore si edhe stuhi të forta ere. Po ashtu; me vranësira dhe reshje të dendura dëbore do të jenë; Rajoni i Balltikut si edhe Gadishulli Skandinav NDERSA e gjithë pjesa tjetër e kontinentit të Europës do të PARAQITET nën ndikimin e masave ajrore me origjinë kontinentale duke kushtëzuar; mot të kthjellët POR relativisht të ftohtë.