Tuesday, November 26, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Mërkurë,15 Maj 2024

Rajoni,Europa Moti-E Mërkurë,15 Maj 2024

Republika e Kosovës do të PARAQITET sërisht nën ndikimin e kushteve të  paqëndrueshme atmosferike, duke bërë që; vranësirat të jenë dominante KU herë pas here do të zhvillohen duke gjeneruar reshje shiu; Parashikohet që pas-mesditës të ketë përmirësim të dukshëm të situatës meteorologjike duke ri-kthyer kthjellimet në pjesën më të madhe të Kosovës, përjashtuar zonat Lindore të cilat do të rrezikohen nga reshje të pakta dhe të izolura shiu. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në vlerat minimale POR vijojnë kostante maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 6 gradë C vlera më e ulët deri në 22 gradë C vlera maksimale në rang territorit. Era; do të paraqitet e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri në 35  km/h nga drejtimi kryesisht Juglindor.

Moti i paqëndrueshëm do të vijojë ndikimin e tij; në të gjithë republikën e MV duke sjellë vranësira KU më të theksuara do të jenë në zonat Jugore dhe Juglindore duke rrezikuar reshje të pakta dhe të izoluara shiu. Duke filluar qën në orët e mesditës dhe në vijim; pritet përmirësim i dukshëm i kushteve atmosferike në të gjithë republikën e MV duke larguar reshjet nga i gjithë territori i MV. Parashikohet që kjo situatë e motit të na shoqërojë edhe gjatë natës: Temperatura e ajrit do të pësojnë RENIE në vlerat minimale POR kostante mbeten vlerat maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 6°C minimalja deri në 24°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet në qytetin e Shkupit. Ndërkohë;  Era do të fryjë e lehtë dhe herë pas here mesatare; duke arritur shpejtesinë maksimale 30 km/h nga drejtimi permanent Juglindor.

Kalimi i një sistemi frontesh nga Antlantiku drejt veriperëndimit të kontinentit me ndikim deri në Europën Qëndrore; do të sjellë kushte të paqëndrueshme atmosferike në Ishujt Britanikë; pjesën më të madhe të Qëndrës së kontinentit si edhe në gadishullin e ballkanit KU reshjet herë pas here do të jënë rrebeshe. Po ashtu; me reshje të dendura  shiu si edhe erëra të fuqishme do të PARAQITET Europa Lindore NDERSA nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave relativisht të larta do të jenë; gadishulli Iberik, gadishulli Skandinav; brigjet e detit Egje si edhe pjesërisht Europa Perëndimore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments