Saturday, November 23, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa  Moti-E Mërkurë,11 Shtator 2024

Rajoni,Europa  Moti-E Mërkurë,11 Shtator 2024

Përgjatë gjithë 24 orëshit; Republika e kosovës; do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura të cilat herë herës do të zhvillohen duke gjeneruar rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të saj. Më te theksuara në zonat veriore dhe veriperëndimore; Parashikohet që kjo situatë atmosferike të jetë deri vonë në mbrëmje kur pritet përmirësim i përkohëshëm i kushteve të motit në të gjithë Kosovën. Përsa i përket; Temperaturave të ajrit; do të ULEN sërisht në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C vlera minimale në Mitrovicë deri në 25°C  vlera maksimale e cila pritet në Gjakovë e prizren. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi  45 km/h përgjatë gjithë ditës nga drejtimi veriperëndimor.

Repubilika e Maqedonisë së Veriut; do të MBETET nën ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe kalime vranësirash të shpeshta në të gjithë territorin e vendit KU më të dukshme vranësirat paraqiten në zonat perëndimore dhe veriperëndimore duke sjellë rrebeshe shiu NDERSA orët e pasdites dhe mbrëmjes do të sjellin dobësim të vranësirave duke përmirësuar përkohësisht kushtet meteorologjike në territorin e MV; Ndërkohë; Temperaturat e ajrit do ULEN si në vlerat minimale dhe ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 7°C vlera minimale deri në 27°C vlera maksimale në rang vendi. Parametri i Erës do të jetë mesatare dhe herë pas here e fortë duke arritur shpejtësinë mbi 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor.

Zhvillimi i një qëndre të fuqishme ciklonare në veri-veriperëndim të Europës; me ndikim deri  në Qendër do të sjellë; vranësira; reshje të dendura shiu si edhe stuhi të forta ere;  në gadishullin skandinav; ishujt Britanikë si edhe Europën Qëndrore KU problematike situata do të PARAQITET në Francë; Zvicër dhe Gjermani; Po ashtu; aktivizimi i një qëndre të presioni të ulët atmosferik përkatësisht në Veriperëndim të Ballkanit do të sjellë vranësira dhe rrebeshe shiu në këto rajone NDERSA nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta do të MBETEN gadishulli Iberik; brigjet e detit të zi si edhe Europa Lindore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments