Masat ajrore të qëndrueshme do të dominojnë, kushtet e motit edhe në republikën e kosovës KU priten kthjellime dhe rritje graduale e temperaturave të ajrit si pasojë e qarkullimit të masave ajrore më të ngrohta me origjinë perëndimore. Përsa i përket motit, do të jetë me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare, kryesisht në zonat veri-verilindore. Kjo situate meteorologjike do të vijojë edhe gjatë natës. Republika e MV do të vijojë të dominohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që orët e paradites të paraqiten me mot të kthjellët në të gjithë MV NDERSA orët e pasdites do te sjellin vranësira të cilat më të dukshme do të jënë në në zonat Lindore përgjatë kufirit me Bullgarinë. Po ashtu, edhe në territorin e MV do të ketë rritje të ndjeshme të temperatuarave të ajrit duke bërë që termometri të ngjitet deri në 16°C. Zhvillimi i një qëndre të fuqishme ciklonare në veri të kontinentit POR me ndikim deri në Europën Lindore do të sjellë në këto rajone, reshje të dendura dëbore si edhe ngrica të theksuara. Po ashtu, MBETET me reshje shiu si edhe stuhi të forta ere gadishulli i Ballkanit KU me problematike situata paraqitet në Ballkanin verior NDERSA moti i kthjellët dhe temperatura relativisht të larta do të përjetojë pjesa më e madhe e kontinentit Europian, ku vlera më të larta priten në pellgun e Mesdheut.
Rajoni,Europa Moti-E Mërkurë, 8 Mars 2023
RELATED ARTICLES