Thursday, January 9, 2025
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Mërkurë, 8 Janar 2025

Rajoni,Europa Moti-E Mërkurë, 8 Janar 2025

Gjatë orëve të paradites; Republika e Kosovës do të paraqitet nën dominimin e vranësirave mesatare dhe lokalisht të dendura duke sjellë reshje shiu KU më së shumti do të jenë në zonat Perëndimore dhe Veriperëndimore; Parashikohet që pjesa e dytë e ditës dhe në vijim; të dobësojë intensitetin e  reshjeve në të gjithë territorin e Kosovës duke sjellë intervale të shkurtra me kthjellime; Temperaturat e ajrit do të pësojnë rrtije në orët e mnëgjesit POR ulen maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 2°C vlera minimale deri në 11°C maksimalja në rang territori.  Era do të fryjë mesatare POR herë pas-here e fortë me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi Jugperëndimor.

Masat ajrore të paqëndrueshme; do të kushtëzojnë motin edhe në republikën e MV KU vranësirat dhe shirat do të jenë dominante gjatë orëve të para të mëngjesit KU herë pas here do të ketë edhe rrebeshe;  Parashikohet që; pasditja dhe në vijim të sjellë dobësim të vranësirave duke përmirësuar dukshëm kushtet meteorologjike në të gjithë republikën e MV: Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë dhe gjatë natës; Përsa i përket; Temperaturave të ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes POR ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C vlera minimale e shënuar në Dibër deri në 13°C vlera maksimale në qytetin e Shkupit. Era do të fryjë mesatare gjatë paradites POR forcohet në pjesën e dytë të ditës duke arritur shpejtesinë maksmale mbi 55 km/h nga drejtimi permanent Jugperëndimor.

Gadishulli Iberik; Europa  Qëndrore si edhe pjesërisht Ballkani do të përfshihen nga masa ajrore të paqëndrueshme duke sjellë; stuhi të forta ere dhe reshje shiu e dëbore; KU më të theksuara reshjet do të jenë në Britaninë e madhe dhe Ballkanin Perëndimor;  Po ashtu; vendet e Europës Lindore do të jenë nën ndikimin e dy qendrave ciklonare duke kushtëzuar, vranësira; reshje të dendura dëbore dhe ngrica të theksuara NDERSA nën ndikimin e motit të kthjellët do të PARAQITEN ishujt Britanikë; rajoni i balltikut si edhe vendet Nordike

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments