Do të MBETET Republika e Kosovës, nën mbizotërimin e vranësirave të dendura dhe reshjeve të shiut KU në zonat perëndimore dhe veriperëndimore priten edhe rrebeshe; Gjatë orëve të pasdites, vranësirat dhe reshjet e shiut do të jenë prezent pothuajse në të gjithë territorin e Kosovës, megjithatë vonë në mbrëmje pritet ndërprerje e tyre; Temperaturat e ajrit do të ULEN në mëngjes POR mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat termike nga 7°C vlera më e ulët deri në 25°C vlera më e lartë në rang territori. Era do të fryjë mesatare deri e fortë gjatë gjithë ditës me shpejtësi deri në 45 km/h nga drejtimi permanent Veriperëndimor.
Do të VIJOJE depërtimi masave ajrore të paqëndrueshme në të gjithë republikën e MV duke sjellë; alternime kthjelllimesh dhe vranësirash të shpeshta; Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes; të shtojnë vranësirat duke gjeneruar reshje shiu POR intensiteti i tyre do të jetë i dobët; Temperaturat e ajrit do të ULEN në mëngjes POR mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat termike nga 7°C vlera më e ulët deri në 26°C vlera më e lartë në rang territori. Era do të fryjë mesatare deri e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtesinë deri në 40 km/h nga drejtimi permanent Veriperëndimor.
Si pasojë e prezencës së dy qëndrave të fuqishme ciklonare përkatësisht; në Veri të kontinentit me ndikim deri në Alpet e Europës do të kushtëzojnë motin në këto rajone KU gadishulli Skandinav; Alpet e Europës si edhe zonat përreth tyre do të kenë reshje të dendura shiu si edhe stuhi breshëri; Po ashtu; me rrebeshe shiu e stuhi të forta ere do të paraqiten; gadishulli Apenin si edhe rajoni i Ballkanit POR reshjet do të jenë me intensitet të ulët NDERSA nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike do të jenë; gadishulli Pelopones; brigjet e Detit të Zi si edhe vendet e Europës Lindore duke bërë që moti të jetë i kthjellët me vranësira të lehta e kalimtare.