Wednesday, October 30, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa  Moti-E Mërkurë, 30 Tetor 2024

Rajoni,Europa  Moti-E Mërkurë, 30 Tetor 2024

Deri në mesditë; Republika e Kosovës; PARAQITET nën ndikimin e motit të qëndrueshëm, duke bërë që të ketë kthjellime dhe vranësira të lehta POR pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira disi më të shpeshta në zonat veriore – veriperëndimore të Kosovës. Parashikohet që të njëjtat kushte të qëndrueshme  meteorologjike të vijojnë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale POR ulen maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 6°C vlera më e ulët deri në  23°C vlera maksimale në rang territorit. Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi  50 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor.

Republika e MV do të dominohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë  që kthjellimet të jenë prezente në të gjithë territorin e MV herë pas here priten kalime vranësirash të shpeshta; më të theksuara në zonat në kufi me Shqipërinë POR nuk priten reshje. Orët e pasdites do të vijojnë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta në pjesën më të madhe të MV.  Ndërkohë; Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale POR ulen maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 6°C vlera më e ulët deri në  25°C vlera maksimale e cila pritet në qytetin e Shkupit; Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites POR forcohet gjatë pasdites duke arritur shpejtesinë mbi 45 km/h nga drejtimi permanent Veriperëndimor.

VIJON situata e motit të paqëndrueshëm në gadishullin Iberik KU vranësirat dhe reshjet e dendura të shiut do të jenë dominante; si pasojë e zhvillimit të një qëndre të fuqishme ciklonare prej disa ditësh në jugperëndim të Europës. Po ashtu; vranësira dhe reshje të dendura shiu priten sërish në gadishullin e Skandinavisë si edhe pjesërisht në Europën Lindore NDERSA pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave relativisht të larta KU sërisht vlera më të larta priten në gadishullin e Ballkanit dhe gadishullin Peloponez.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments