Republika e Kosovës deri në orët e pasdites do të jetë nën ndikimin e motit të vranët në të gjithë territorin, duke gjeneruara herë pas here reshje shiu dhe dëbore. Shirat do të jenë më të dukshëm në zonat perëndimore dhe pjesërisht në Qëndër të vendit. Ndërsa në zonat Veriore dhe Lindore reshjet e dëborës do të jenë më prezenet. Pritet përmirësim i kushteve atmosferike duke filluar nga orët e pasdites dhe në vijim. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, POR mbeten kostante në mesditë duke u luhatur nga 0 gradë C deri në 12 gradë C. Era; do të paraqitet mesatare gjatë paradites Por forcohet pasdite duke arritur shpejtësi maksimale mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor Jugperëndimor.
Do të VIJOJE me vranësira dhe reshje shiu e dëbore e gjithë republika e MV KU më të theksuar reshjet paraqiten në zonat kufitare me Shqipërinë. Për shkak të uljes së temperaturave; në disa zona në Veri dhe Veriperëndim të MV do të vijojnë të jenë prezente ngricat në akset rrugore. Parashikohet që; orët e pasdites dhe mbrëmjes të sjellin përmirësim gradual të kushteve atmosferike duke i larguar reshjet e shiut dhe dëbores nga i gjithë territori i MV. Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE në vlerat miniamle POR kostante mbeten në vlerat maksimale duke u luhatur nga -2°C më e ulëta në zonat malore deri në 13°C më e larta në zonat Perendimore dhe Jugperëndimore. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugor POR gjatë natës forcohet deri në 55 km/h.
Europa Lindore do të përfshihet nga kushte të qëndrueshme atmosferike përgjatë të mërkurës, KU do të ketë kthjellime dhe vranësira të shpeshta. Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit do të jetë nën ndikimin e vranësirave të shumta, të cilat do të sjellin reshje shiu në Europën Jugore dhe Qëndrore. Pritet që në brigjet Veriperëndimore të Kontinentit Reshjet e shit herë pas here të shoqërohen me mini stuhi ere. Vendet Nordike PARAQITEN nën dominimin e vranësirave të dendura, të cilat pritet të gjenerojnë rreshje në formë dëbore.