Friday, May 30, 2025
HomeAKTUALITETRajoni,Europa  Moti-E Mërkurë, 28 Maj 2025

Rajoni,Europa  Moti-E Mërkurë, 28 Maj 2025

Pjesa e parë e ditës; në territorin e Kosovës; do të jetë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që të ketë mbizotërim të kthjellimeve dhe vranësirave të lehta; Ndërsa; orët e pasdites do të sjellin vranësira më të shpeshta në pjesën më të madhe të Kosovës; KU në zonat jugore – juglindore do të krijojnë mundësi për reshje të pakta shiu; Gjatë natës pritet stabilizim i atmosferës në të gjithë Kosovën; Temperaturat e ajrit do të vijojnë të RRITEN në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 24°CEra do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësine 38 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor.

Gjatë paradites; Republika e MV do të paraqitet; nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta në pjesën më të madhe të territorit; kjo situate meteorologjike do të vijojë deri vonë pasdites KU pritet shtim i vranësirave në të gjithë vendin KU më të dukshme do të jenë në kufitare me Shqipërinë duke gjeneruar momente me pika shiu; Po ashtu; lagështira në ajër do të rritet ndjeshëm. Përsa i përket; Temperaturave të ajrit do të vijojnë të rriten duke u luhatur nga 7°C vlera minimale deri në 27°C vlera maksimale në rang vendi. Ndërkohë; Era do të fryjë  e lehtë deri mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 38 km/h nga drejtimi Veriperëndimor.

Pjesa më e madhe e kontinentit të Europës do të jetë nën ndikimin e motit të qëndrueshëm; KU konkretisht; me DIELL dhe temperatura të larta do të paraqiten; Europa Jugperëndimore; gadishulli Peloponez; gadishulli Apenin si edhe rajoni i Ballkanit NDERSA si pasojë e kalimit të një sistemi frontal nga Veriu drejt veriperëndimit të Europës do të sjellë në këto rajone; rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere. Po ashtu; rajoni i Balltikut dhe vendet e Europës Lindore do të PARAQITET sërisht me shira KU herë pas here do të jenë në formë shtrëngate.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments