Sunday, November 24, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Mërkurë, 22 Nëntor 2023

Rajoni,Europa Moti-E Mërkurë, 22 Nëntor 2023

Territori i Kosovës përgjatë gjithë të mërkurë; do të jetë me vranësira të dendura dhe reshje shiu e dëbore. Më të dendura reshjet do të paraqiten në zonat veriore dhe veriperëndimore të republikës së Kosovës. Parashikohet që edhe pasdita të vijojë me kushte të paqëndrueshme atmosferike KU vranësirat; herë pas here do të pësojnë zhvillime të përkohshme duke gjeneruar rrebeshe shiu. Në viset malore priten reshje të pakta dëbore. Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE gjatë orëve të mëngjesit, POR mesdita sjell sërisht rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 9°C. Era do të fryjë mesatare paradite POR e fortë gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë deri në 55 km/h nga drejtimi kryesisht Verior dhe Verilindor

Pjesa më e madhe e territorit të MV parashikohet që të jetë nën dominimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, duke bërë që të ketë mbizotërim të vranësirave dhe reshjeve të shiut dhe dëborës KU herë pas here shirat do të jenë rrebeshe; Më të dukshme reshjet priten në zonat veriore dhe veriperëndimore. Ndërsa orët vijuese do të sjellin edhe stuhi të forta ere. Temperaturave të ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në vlerat minimale POR maksimalet do të pësojnë rënie te lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 11°C. Ndërkohë parametri i Erës do të pësojë forcim të intensitetit duke bërë që herë pas here të jetë e fortë, me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Verior dhe Verilndor.

Zhvillimi i një qëndre të fuqishme ciklonare në Jugperëndim të Europës me ndikim në të gjithë Mesdheun do të sjellë në këto rajone; vranësira dhe rrebeshe shiu Ku herë pas here shoqërohen me stuhi të forta ere. Në Ballknain veriore dhe veriperëndimor priten edhe reshje dëbore. Po ashtu; rrebeshe shiu dhe erëra të forta priten në brigjet e Egjeut dhe brigjetb e detit të zi NDERSA e gjithë pjesa tjetër e kontinentit Europian do të PARAQITEN nën mbizotërimin e motit të kthjellet POR temperaturave relativisht të ulëta.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments