Tuesday, April 22, 2025
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Mërkurë, 22 Mars 2023

Rajoni,Europa Moti-E Mërkurë, 22 Mars 2023

MBETEN orët e para të mëngjesit me vranësira të shpeshta dhe reshje të pakta dhe të izlouara shiu. POR pritet që në orët e mesditës dhe në vijim moti në Kosovë të përmirësohet dukshëm në të gjithë territorin, duke sjellë intervale të gjata me kthjellime. Gjithashtu do të ketë edhe kalime vranësirash, POR nuk do të gjenerojnë reshje. Pjesa e parë e ditës në MV do të jetë në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të krijojnë mundësi për shira të pakët, KU më të dukshëm do të jenë në zonat Lindore. Gjithashtu pritet të ketë dhe intervale të shkurtra me kthjellime. Ndërsa gjatë mesditës dhe në orët vijuese kushtet atmosferike do të përmirësohen ndjeshëm në territorin e MV, si fillim në zonat perëndimore dhe gradualisht në gjithë vendin. Europa Lindore dhe pjesa më e madhe e Jugut të kontinentit do të jenë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke sjellë në këto rajone alternime kthjellimesh dhe kalime të pakta vranësirash. Ndërsa Brigjet e Egjeut, Qëndra e kontinentit dhe Ishujt Britanik do të jenë në mbizotërimin e vranësirave të shumta, të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu herë pas here të shoqëruara me mini stuhi ere. Gjithashtu edhe vendet Nordike do të jenë me vranësira të shumta, POR pritet që reshjet të jenë në formë dëbore në gadishullin Skandinav.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ