Masat ajrore të paqëndrueshme do të përfshijnë edhe republikën e Kosovës; KU vranësirat do të jenë prezente përgjatë gjithë ditës; Pritet që në orët e vona të pasdites dhe në vijim të sjellin shtim të vranësirave duke gjeneruar reshje të pskta shiu e dëbore; Problematike do të shfaqen ngricat e theksuara në të gjitha akset rrugore; Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -5°C vlera më e ulët në Mitrovicë deri në 8°C vlera më e lartë në qytetin e Prizrenit. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht Veriprëndimor.
Edhe republika e MV do të paraqitet nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme; KU vranësirat dhe kthjellimet afat-shkurtra do të jenë dominante gjatë orëve të para të mëngjesit POR mesdita dhe pasditja do të sjellin shtim të vranësirave duke gjeneruar reshje të pakta shiu e dëbore; kryesisht në zonat kufitare me Shqipërunë; Ky destabilitet i atmosferës do të na shoqërojë dhe gjatë natës; Përsa i përket; Temperaturave të ajrit do të pësojnë rritje si në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga -5°C vlera minimale e shënuar në Dibër deri në 7°C vlera maksimale në qytetin e Shkupit. Era do të fryjë mesatare gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtesinë mbi 40 km/h nga drejtimi permanent Veriprëndimor.
Gadishulli Iberik; Europa Qëndrore si edhe pjesërisht Ballkani do të përfshihen nga masa ajrore të paqëndrueshme duke sjellë; stuhi të forta ere dhe reshje shiu e dëbore; KU më të theksuara reshjet do të jenë në Europën Qëndrore si edhe Ballkanin Perëndimor; Po ashtu; vendet e Europës Lindore do të jenë nën ndikimin e dy qendrave ciklonare duke kushtëzuar, vranësira; reshje të dendura dëbore dhe ngrica të theksuara NDERSA nën ndikimin e motit të kthjellët do të PARAQITEN; gadishulli gadishulli Skandinav; ishujt Britanikë si edhe brigjet e Egjeut.