Sunday, November 24, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa  Moti-E mërkurë, 18 Shtator 2024

Rajoni,Europa  Moti-E mërkurë, 18 Shtator 2024

Një sistem i fuqishëm vranësirash do të vendoset në pjesën më të madhe të Kosovës; duke sjellë reshje shiu KU hera herës do të jenë rrebeshe; kryesisht në zonat veriore – veriperëndimore; Pjesa e dytë e ditës do të shtojë vranësirat në të gjithë territorin duke gjeneruar shira në formë shtrëngate në të gjithë Kosovën. Herë pas here priten stuhi të forta ere; Parashikohet që kjo situatë destabilizuese e motit do të mbetet deri mëngjesin pas-ardhës. Temperaturat e ajrit do të rriten si në vlerat minimale edhe në ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 5°C minimalja e shënuar përkatësisht në qytetin e Mitrovicës deri në 23°C vlera maksimale e cila do të shënohen në qytetin e Prizrenit. Era do të fryjë mesatare paradite POR e fortë gjatë pasdites duke arritur shpejtesinë maksimale deri në 60 km/h nga drejtimi jugor dhe juglindor.

Moti i vranët; do të mbizotërojë në të gjithë  Republikën e MV; KU më të theksuara vranësirat do të paraqiten  përgjatë zonave në Jug dhe Jugperëndim të territorit KU  Hera herës vranësirat do të zhvillohen duke sjellë rrebeshe shiu. Pjesa e dytë e ditës; do të shtojë vranësirat duke gjeneruar shira të dendur në të gjithë territorin e MV; nuk do të mungojnë gjithashtu; stuhitë e forta të erës si edhe mini-stuhi breshëri; Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale edhe në ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 5°C vlera minimale deri në 25°C vlera maksimale e cila do të shënohet në qytetin e Shkupit. Era do të fryjë mesatare gjatë paradites POR deri e fortë; në pjesën e dytë të ditës duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 60 km/h nga drejtimi kryesisht; jugor – juglindor.

Zhvillimi i dy qëndrave me presion të ulët atmosferik përkatësisht në Veri dhe veriperëndim të Europës do të sjellin reshje të dendura shiu si edhe mini-stuhi ere në; ishujt Britanikë; Alpet Europiane si edhe zonat përreth tyre. Po ashtu; gadishulli Apenin si edhe rajoni i Ballkanit do të paraqiten me vranësira konvektive; rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere NDERSA moti i kthjellët do të jetë dominant përkatësisht në; Europën Veriore si edhe vendet e Europës Lindore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments