Repubika e Kosovës, paraqitet me vranësira dhe rrebeshe shiu Ku herë pas here shoqërohen me stuhi të forta ere. Në zona të thella malore vijojnë reshjet e dendura të dëborës. Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të shtojnë me tej vranësirat duke gjeneruar reshje shiu e dëbore me intensitet mesatar deri të lartë në zona të vecanta, kryesisht në jugperëndim te kosovës. Kushtet e paqëndrueshme atmosferike karakterizojnë motin edhe në MV KU vranësirat dhe shirat do të jenë dominante. Më problematike situata paraqitet gjate orëve të pasdites pasi shirat do të jenë me intensitet të larte. Herë pas here do të ketë rrebeshe dhe stuhi të forta ere. Parashikohet që gjatë orëve të vona të natës të fillojnë gradualisht edhe reshjet e dëborës, si pasojë e ndryshimit të masave ajrore të cilat do të vijnë nga veriu i Europës.Zhvillimi i një qëndre të fuqishme ciklonare në veripërendim të kontinentit POR me ndikim deri në veri të Italis do të sjellë reshje intensive si edhe stuhi të forta ere në: ishujt britanikë, Europën qendrore, zonën e alpve deri në Italinë qendrore. Po ashtu, si pasojë e masave të ftohta me origjinë polare gadishulli i ballkanit do të përjetojë reshje të konsiderueshme dëbore dhe temperatura shumë të ulëta. Moti i kthjellët dhe vranësira të shpeshta do të jenë dominante në Europën jugperëndimore dhe brigjet e Egjeut.
Rajoni,Europa Moti-E Enjte, 19 Janar 2023
RELATED ARTICLES