Masat ajrore të ftohta me origjinë nga Verilindja e kontinentit Europian kanë depërtuar në rajonin e Ballkanit, duke bërë që të vijojë rrënia e temperaturave të ajrit në të dy vlerat ekstremale ditore. Vranësirat e shpeshta MBETEN dominuese në Kosovë, KU herë pas here do të zhvillohen duke gjeneruar reshje dëbore në të gjithë territorin. Reshjet do të jenë prezente deri në orët e pasdites, POR në vijim pritet përmirësimi i motit.Një qender e fuqishme ciklonare përkatësisht në perëndim dhe veriperëndim të Europës do të bëjë që; ishujt Britanikë dhe gadishulli skandiunav të përjetojnë reshje të dendura shiu, stuhi të forta ere si edhe rershje të dendura dëbore. Po ashtu, reshje dëbore do të këtë edhe Ballkani POR në sasi të pakta. NDERSA e gjithë pjesa tjetër e Kontinentit Europian do të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, KU moti i kthjellët POR i ftohtë do të jetë dominant.Deri në orët e pasdites MV parashikohet të jetë në mbizotërmin e vranësirave të shumta, të cilat do të pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje dëbore në të gjithë territorin. Pritet që më të dukshme reshje të jenë në zonat Veriore dhe Lindore. POR gjatë mbrëmjes dhe natës vonë do të kemi përmirësim gradual të kushteve të motit në pothuajse të gjithë territorin e MV.
Rajoni,Europa Moti-E Mërkurë, 11 Janar 2023
RELATED ARTICLES