Monday, November 25, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Martë,6 Gusht 2024

Rajoni,Europa Moti-E Martë,6 Gusht 2024

Orët e para të mëngjesit në Kosovë do të jenë nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të pakta POR pas- mesditës dhe në vijim pritet që gradualisht vranësirat të bëhen të dukshmë KU më të theksuara do të jenë në zonat Veriore dhe Veriperëndimore të vendit; mundësia për reshje është thuajse zero. Parashikohet që; pasditja dhe mbrëmja të vijojnë më kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë territorin e Kosovës. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes POR mbeten kosnate në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C vlera më e ulët dhe maksimumet do të ngjiten deri në 33°CEra do të fryjë mesatare POR herë pas here e fortë duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 55 km/h nga drejtimi Jugperëndimor.

Republika e MV përgjatë paradites do të PARAQITET me intervale të gjata kthjellimesh dhe rritje të temperaturave; Orët e pasdites dhe në vijim; do të sjellin vranësira të lehta e kalimtare  në pjesën më të madhe të MV; por më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat veriore dhe Verilindore POR nuk prtien reshje; Parashikohet që të njëjtat kushte meteorologjike të na shoqërojnë edhe gjatë natës. Temperaturave të ajrit do të pësojnë rritje gjatë orëve të mëngjesit POR mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C vlera minimale deri në 37°C vlera maksimale në rang territori.  Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites POR deri mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtesinë maksimale deri në 50 km/h nga drejtimi permanent jugperëndimor.

Do të vijojnë; shirat me intensitet të lartë si edhe mini- stuhi ere në; Europën Lindore; si pasojë e zhvillimit të një qëndre të fuqishme ciklonare prej disa ditësh. Po ashtu; moti i paqëndrueshëm do të dominojë në; Britaninë e madhe si edhe pjesërisht Europën Veriore duke sjellë reshje të dendura shiu dhe stuhi breshëri NDERSA e gjithë pjesa tjetër e kontinentit Europian do të PARAQITET nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave relativisht të larta KU vlera më të larta priten në; brigjet Jugore të Mesdheut.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments