Monday, November 25, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Martë,30 Korrik 2024

Rajoni,Europa Moti-E Martë,30 Korrik 2024

Republika e Kosovës në orët e para të mëngjesit dhe gjatë mesditës do të MBETET me intervale të gjata me diell, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Jugperëndimore. Ndërsa pjesa e dytë e ditës sjell kalime të pakta të vranësirave të cilat më të theksuara do të behen në orët e pasdites, POR nuk do të mund të sjellin reshje në Kosovë. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje në mëngjes POR mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 33°CEra do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 28 km/h përgjatë gjithë ditës nga drejtimi Veriperëndimore.

MBETET nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike edhe përgjatë të martës i gjithë territori i Maqedonisë së Veriut, KU pritet që kthjellimet të jenë dominuese në pothuajse të gjithë vendi gjatë orëve të para të ditës dhe në mbrëmje vonë. Ndërsa gjatë mesditës dhe pasdites në MV kemi kalime të vranësirave në të gjithë territorin, të cilat më theksuara do të jenë në zonat Verilindore . Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale POR nuk ndryshojnë maksimalet duke luhatur vlerat ditore nga 12°C vlera minimale deri në 35°C vlera maksimale në rang vendi. Ndërkohë; Era do të fryjë  mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 35  km/h nga drejtimi Veriperëndimor.

Zhvillimi i anticiklonit të Azoreve do të bëj që Europa Jugore dhe Qëndore të jenë nën mbizotërimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke sjellë kryesishtë në këto rajone intrevale të gjata me kthjellime dhe kalime të pakta të vranësirave. Pritet që kthjellimet të jenë më të dukshme për gjatë brigjeve të Egjeut dhe në gadishullin Iberik. Ndërsa Europa Lindore dhe rajoni i Baltikut do të jenë në ndikimin e vranësirave dhe rreshje të shiut, KU pritet të jenë në formë rrebeshi afatshkurtër. Gjithashtu Skandinavia dhe Ishujt Britanik vijonë të dominohen nga vranësirat e shumta dhe shirat herë pas here në formë shtrëngate.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments