Sunday, November 24, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Martë,30 Janar 2024

Rajoni,Europa Moti-E Martë,30 Janar 2024

Masat ajrore me origjinë kontinentale do të kushtëzojnë në Republikën e Kosovës; mot, kryesisht të qëndrueshëm duke bërë që kthjellimet të jënë dominante deri pas – mesditës kur pritet të shfaqen vranësirat si fillim në zonat veriore dhe gradualisht gjatë pasdites do të përfshijnë të gjithë territorin e Kosovës. Parashikohet që në orët e vona të natës të sjellin grumbullim të vranësirave në pjesën më të madhe të republikës së Kosovës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE në vlerat minimale POR rriten maksimalet duke u luhatur; minimalja -7 °C dhe maksimalja do të ngjitet deri në 7°C në qytetin e Prizrenit. Era do të fryjë mesatare; por herë pas here forcohet duke arritur shpejtesinë 30 km/h nga drejtimi permanent Lindor.

Do të vijojnë masat ajrore të qëndrueshme ndikimin e tyre në të gjithë republikënb e MV duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash KU më të theksuara kthjellimet do të paraqiten në zonat perëndimore dhe jugperëndimore të MV. Kjo situate atmosferike do të na shoqërojë deri vonë në mbrëmje kur pritet shtim i vranësirave dhe lagështirës në ajër në pjesën më të madhe të territorit të republikës së MV duke bërë që i ftohti të ndjehet edhe më shumë. Përsa i përket: Temperaturave të ajrit do të pësojnë  rënie të lehtë në orët e para të mëngjesit POR mesdita sjell rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -6°C minimalja deri në 9°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë paradites POR forcohet pasdite duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor.

MBETET nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme rajoni i Mesdheut KU moti i kthjellët dhe temperaturat e ulëta do të jenë dominante; si pasojë e masave ajrore të ftohta dhe të thata me origjinë Siberiane; Po ashtu; pjesa më e madhe e Europës do të PARAQITET nën ndimimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta POR pa reshje NDERSA do të vijojë problematike situata e motit për vendet e Europës Lindore dhe vendet Nordike KU reshjet e dendura të dëborës dhe stuhitë e forta të erës do të jenë dominante.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments