Saturday, November 23, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Martë,26 Dhjetor 2023

Rajoni,Europa Moti-E Martë,26 Dhjetor 2023

Republika e Kosovës do të vijojë të mbizotërohet nga moti i qëndrueshëm, KU në orët e para të ditës do të ketë kthjellime dhe kalime të pakta të vranësirave. Kthjellimet më të dukshme do të jenë në zonat Perëndimore dhe Jugperëndimore. POR pjesa e dytë e ditës do të shtojë vranësirat në të gjithë vendin, KU në zonat Veriore dhe Lindore do të jenë më të dukshme vranësirat, por nuk do të mund të sjellin reshje në Kosovë. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga -2 gradë C deri në 13 gradë C.

Vijon moti i qëndrueshëm të jetë mbizotërues në të gjithë MV prej disa ditësh. Pritet që Republika e MV të jetë nën ndikim e kthjellimeve në pjesën e parë të ditës, KU më të dukshme kthjellimeve do të jenë në zonat Jugore të territorit. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të shpeshta në MV por nuk do të mund të gjenerojnë reshje shiu. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë si në vlerat minimale dhe në ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga -2°C minimalja deri në 14°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtesinë maksimale 30 km/h nga drejtimi Verilindor.

Europa Lindore do të vijojë të jetë nën dominimin e motit të vranët dhe reshjeve të dëborës edhe përgjatë ditës së martë. Po ashtu me vranësira të shpeshta, POR me reshje shiu mbetet pjesa më e madhe e Europës Qëndrore dhe Brigjet e detit të Zi. Ndërsa pjesa tjetër e Jugut të Kontinentit do të vijojë të ndikohet nga anticikloni i azoreve, duke sjellë mot të qëndrueshëm. Gjithashtu me kthjellime dhe kalime vranësirash do të jetë Britania e Madhe dhe vendet Nordike.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments