Thursday, July 4, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Martë,2 Korrik 2024

Rajoni,Europa Moti-E Martë,2 Korrik 2024

Përgjatë gjithë-24 orëshit; Territori i Kosovës do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta të cilat hera herës do të zhvillohen duke gjeneruar rrebeshe shiu: në ët gjithë territorin e Kosovës; më të theksuara reshjet paraqiten në zonat veriore dhe veriperëndimore. Parashikohet që edhe pasditja të vijojë nën ndikimin e  kushteve të paqëndrueshme atmosferike KU vranësirat dhe shirat do të jenë dominante. Përsa i përket; Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në orët e mëngjesit POR ulen ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore 14°C minimalja deri në 30°C vlera maksimale në rang vendi.  Era do të fryjë mesatare paradite POR deri e fortë gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 50 km/h nga VERIPERENDIMOR.

Përgjatë ditës së martë; republika e MV do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë vranësira  dhe reshje shiu KU më të theksuara reshjet do të jenë në zonat perëndimore dhe jugperëndimore. Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes të sjellin shpeshtim të vranësirave dhe rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të MV. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në orët e mëngjesit POR ulen ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore 14°C minimalja deri në 33°C vlera maksimale në rang territori. Ndërkohë parametri i Erës do të paraqitet mesatare POR herë pas here e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 50 km/h nga drejtimi  permanent VERIPERENDIMOR.

Zhvillimi i një qëndre të fuqishme ciklonare në veri-verilindje të Europës; me ndikim deri  në Qendër do të sjellë; vranësira dhe reshje shiu në gadishullin Skandinav si edhe Europën Qëndrore; Po ashtu; aktivizimi i një qendre të presioni të ulët atmosferik përkatësisht mbi Ballkan do të diktojë kushte të paqëndrueshme atmoosferike KU vranësirat dhe shirat do të jenë dominante NDERSA nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta do të PARAQITEN ishujt Britanikë, gadishulli Iberik si edhe brigjet e detit Egje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments