Monday, November 25, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Martë,18 Qershor 2024

Rajoni,Europa Moti-E Martë,18 Qershor 2024

Pjesa e parë e ditës në territorin e Kosovës; do të jetë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që të ketë mbizotërim të motit të kthjellët NDERSA orët e pasdites do të sjellin kalime vranësirash të lehta KU më të dukshme vranësirat do të PARAQITEN në zonat jugore dhe  jugperëndimore; por sërisht nuk priten reshje; Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 11°C vlera minimale deri në 30°C maksimalja në rang territori.  Era do të fryjë mesatare POR herë pas-here e fortë me shpejtësi deri në 50 km/h nga drejtimi kryesisht VERIOR.

Gjatë ditës së Martë; Republika e MV do të paraqitet; nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta në pjesën më të madhe të territorit; kjo situate meteorologjike do të vijojë deri vonë pasdites KU pritet shtim i vranësirave në zonat përgjatë shtrirjes Lindore duke rrezikuar momente me pika shiu. Po ashtu; lagështira në ajër do të rritet ndjeshëm. Përsa i përket; Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 12°C vlera minimale deri në 34°C maksimalja në rang territori. Ndërkohë; Era do të fryjë  e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 50 km/h nga drejtimi permanent VERIOR.

Do të vijojë; pjesa më e madhe e kontinentit Europian nën ndikimin e motit të qëndrueshëm; KU konkretisht; me kthjellime dhe temperatura të larta do të paraqiten; Europa Jugperëndimore, gadishulli i Ballkanit, Brigjet e detit të zi si edhe gadishulli Peloponez NDERSA si pasojë e zhvillimit të dy qëndrave të presionit të ulët atmosferik; përkatësisht; njëra në veri të Europës dhe tjetra në Lindje të saj do të sjellin në; gadishulli Skandinav si edhe vendet e Europës Lindore rrebeshe shiu si edhe mini-stuhi ere.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments