Saturday, November 23, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Martë,16 Janar 2024

Rajoni,Europa Moti-E Martë,16 Janar 2024

Republika e Kosovës parashikohet që përgjatë gjithë 24 – orëshit të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura. Pritet që vranësirat më të dukshme të jenë në zonat veriore dhe veriperëndimore duke gjeneruar reshje shiu e dëbore. Po ashtu;  pjesa e dytë e ditës do të vijojë me vranësira dhe reshje shiu e dëbore në të gjithë territorin e Kosovës POR intensiteti i tyre do rë jetë i ulët. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes POR mesdita ruan vlera kostante duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 6°C.   Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites POR forcohet gjatë orëve të pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 50 km/h  nga drejtimi kryesisht Jugperëndimor.

Do të VIJOJE me vranësira dhe reshje shiu e dëbore e gjithë republika e MV KU më të theksuara reshjet paraqiten në zonat kufitare me Shqipërinë. Për shkak të uljes së temperaturave; në disa zona në Veri dhe Veriperëndim të MV  do të vijojnë të jenë prezente ngricat në akset rrugore.  Parashikohet që; orët e pasdites dhe mbrëmjes të sjellin përmirësim gradual të kushteve atmosferike duke i larguar reshjet e shiut dhe dëbores nga i gjithë territori i MV. Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE në vlerat miniamle POR mbeten kostante në vlerat maksimale duke u luhatur nga 1°C më e ulëta në zonat malore deri në 7°C më e larta në zonat Perendimore dhe Jugperëndimore.  Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugor POR gjatë natës forcohet deri në 55 km/h, drejtimi i saj do të jetë Jugor.

Zhvillimi i një Cikloni të fuqishëm në Veri – Verilindje të kontinetit me ndikim deri në qendër do të sjellë në këto rajone të Europës reshje të dendura dëbore KU problematike situata paraqitet për vendet Nordike si edhe Europën Lindore. Po ashtu; rajoni i Ballkanit  si edhe brigjet e Egjeut do të përfshihen nga stuhi të forta ere dhe shira me intensitet të larte KU Greqia do të përballet me përmbytje. NDERSA nën ndikimin e motit të qëndrueshëm do të jenë; ishujt Britanikë dhe pjesërisht Europa Qëndrore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments