Gjatë ditës së martë; Republika e Kosovës do të PARAQITET nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike gjatë paradites duke bërë që moti të jetë kryesisht i kthjellët POR pas – mesditës dhe në vijim; vranësirat do të bëhen të dukshme duke rrezikuar shira në pjesën më të madhe të republikës së Kosovës KU më të theksuara reshjet do të paraqiten në dy ekstremet VERI-JUG. Parashikohet që; vranësirat dhe shirat e dobët të mbeten prezent edhe gjatë natës; Temperaturat e ajrit të pësojnë rritje në mëngjes POR ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C minimalja e shënuar përkatësisht në qytetin e Mitrovicës deri në 21°C vlera maksimale në Gjakovë. Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtesinë mbi 50 km/h nga drejtimi Jugor.
Republika e MV për-gjatë paradites PARAQITET në ndikimin e motit të kthjellët dhe të ngrohtë POR orët e pasdites do të sjellin vranësira në të gjithë MV, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat veriore dhe veriperëndimore të MV duke gjeneruar shira të dobët. Parashikohet që kjo situatë atmosferike me vranësira dhe shira të dobët e lokalë të na shoqërojë deri vonë në mbrëmje kur pritet përmirësim i kushteve atmosferike në vënd. Temperaturat e ajrit të pesojnë rritje në vlerat e mëngjesit POR do të ulen maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 7°C minimalja deri në 23°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 55 km/h nga drejtimi Jugor.
Prezenca e një qëndre të presionit të ulët atmosferik përkatësisht në qëndër të kontinentit me ndikim deri në veri të Italisë; do të sjellë reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta ere në Europën Qëndrore dhe pjesërisht gadishullin Apenin. Po ashtu, do të mbetet nën ndikimin e vranësirave dhe rrebesheve të shiut Britania e madhe KU herë pas-here priten mini- stuhi breshëri NDERSA Moti i kthjellët dhe vranësirat e pakta do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të Jugut të kontinentit; si pasojë e zgjerimit të Anticiklonit të Azoreve KU temperatura pranverore do të kenë; gadishulli Iberik, gadishulli i Ballkanit si edhe brigjet e detit Egje.