Kosova mbetet me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të pakta, KU më të dukshme kthjellimet do të jenë në orët e para të ditës, ndërsa pasditja do të theksojë vranësirat. Gjithashtu do të ketë dhe rënie të ndjeshme të temperaturave të ajrit, KU i gjithë vendi do të jetë me vlera negative në orët e para të mëngjesit dhe gjatë natës.Republika e MV të martën do të jetë nën ndikimin e motit të qëndrueshëm, i cili gjatë paradites do të sjelli alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta. POR pjesa e dytë e ditës do të shtojë gradualisht vranësirat në MV, KU më të dukshme do të jenë në zonat Veriperëndimore.MBETET pjesa më e madhe Europës Qëndrore dhe Britania e Madhe në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm. Ndërsa Skandinavia dhe Lindja e kontinentit do të jenë me vranësira të shumta dhe reshjeve të dëborës. Gjithashtu nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm PARAQITET edhe Jugu i kontinentit, KU në vendet e Rajonit do të kemi reshje shiu dhe dëbore.
@METEOALB Weather Channel
@https://meteoalb.com/
@https://www.facebook.com/meteoalb/
@https://www.facebook.com/meteoalb.moti/
@https://www.instagram.com/moti.meteoalb/
@https://play.google.com/store/apps/details?id=com.meteoalb.app
@https://apps.apple.com/us/app/meteoalb/id1633817605