Sunday, November 24, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Martë,10 Shtator 2024

Rajoni,Europa Moti-E Martë,10 Shtator 2024

Përgjatë gjithë të ditës; republika e Kosovës; do të jetë me vranësira dhe shira të herë pas-herëshme KU më të theksuara reshjet do të paraqiten në zonat kufitare me Shqipërinë duke sjellë edhe probleme në zonat lokale. Parashikohet që; orët e pasdites dhe mbrëmjes të vijojnë nën ndikimin e  kthjellimeve te shkurta si edhe vranësirave të shpeshta duke sjellë rrebeshe të izoluara; Përsa i përket; Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme si në mëngjes edhe në mesditë duke  luhatur vlerat ditore nga 11°C vlera më e ulët deri në 26°C më e lartë në territor. Era do të fryjë e lehtë paradite POR forcohet gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 50 km/h nga drejtimi JUGOR.

Republika e MV përgjatë gjithë 24-orëshit; do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë vranësira  dhe shira në pjesën më ët madhe të MV  KU më të dukshme shirat do të jenë në zonat jugore dhe jugperëndimore të MV; Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes të vijojnë më prezencë të vranësirave në të gjithë territorin e MV duke krijuar mundësi për rrebeshe shiu; Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE të ndjeshme si në vlerat minimale edhe në ato maksimale duke u luhatur nga 11°C vlera minimale në qytetin e Ohrit deri në 29°C vlera  maksimale e cila do të shënohet në qytetin e Shkupit. Ndërkohë ERA do të paraqitet mesatare deri e FORTE duke arritur shpejtësinë mbi 45 km/h nga drejtimi  permanent JUGPERENDIMOR.

Prezenca e një qëndre të presionit të ulët atmosferik përkatësisht në rajonin e Mesdheut; do të sjellë reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta ere në gadishullin e Ballkanit si edhe Europën Juglindore. Po ashtu, vendet Nordike si edhe Britania e madhe do të përfshihen nga rrebeshe shiu si edhe mini- stuhi ere; si pasojë e një qëndre të fuqishme ciklonare e zhvilluar mbi Europën veriore NDERSA Moti i kthjellët dhe vranësirat e pakta do të mbizotërojnë në gadishullin Iberik, brigjet e detit të zi si edhe Europën Lindore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments