Masat ajrore të paqëndrueshme kanë përfshirë pjesën më të madhe të Rajonit të Ballkanit duke diktuar motin edhe në territorin e Kosovës. Parashikohet që Kosova të dominohet nga vranësirat e shpeshta në pjesën më të madhe të 24 orëshit në të gjithë vendin. Vranësirat herë pas here do të pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje shiu. Republika e MV gjatë të martës do të jetë nën dominimin e masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin në vend vranësira të shpeshta, KU më të fokusuara do të jenë në zonat Veriperëndimore. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjelli zhvillim të vranësirave të cilat herë pas here do të pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje shiu. Gadishulli Skandinav dhe Europa Qëndrore do të jenë nën dominimin e vranësirave të shumta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu, KU herë pas here do të jenë edhe në formë rrebeshi. Gjithashtu pjesa me e madhe e Rajonit të Ballkanit do të jetë me vranësira të shpeshta dhe reshje shiu. Ndërsa brigjet e Egjeut dhe Europa Jugperëndimore do të jenë nën mbizotërimin e motit të qëndrueshëm. Po ashtu me kthjellime dhe vranësira parashikohet të jenë Britania e Madhe dhe Europa Lindore.