Fuqizimi i mëtejshëm i vranësirave do të sjellë rrebeshe shiu si edhe breshër në zonat perëndimore dhe jugore duke lënë pjesën tjetër të Kosovës me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura POR pa reshje. Parashikohet që nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta do vijojnë orët e pasdites dhe Mbrëmjes në të gjithë republikën e kosovës. Stuhitë e forta të erës do të mbeten prezent përgjatë gjithë – 24 orëshit. Përsa i përket; Republikën e MV masat ajrore kryesisht të qëndrueshme do të sjellin, intervale të gjata me kthjellime në pothuajse gjithë ditën, KU parashikohet që vranësirat të pakta të shfaqen pasdite dhe në mbrëmje POR nuk priten reshje. Temperatura e ajrit do të pësojnë rritje të ndjeshme duke ngjitur termometrin deri në 14 gradë C. Aktivizimi i një qendre të fuqishme ciklonare në jugperëndim të kontinentit do të vijojë të prodhojë reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta ere në gadishulli Iberik si edhe në jug të francës. Po ashtu, vijojnë prezente celulat e vranësirave duke sjellë në brigjet e italisë si edhe gadishullin e Ballkanit reshje shiu ku herë pas here do të jënë në formë shtërngate shoqëruar me shkarkesa elektrike. NDERSA moti i kthjellët dhe vranësirat e lehta dominojnë; vendet Nordike, Ishujt britanikë si edhe pjesën më të madhe të vendeve perëndimore.