Republika e Kosovës, do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta KU më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat veriore – veriperëndimore. Gjatë orëve të pasdites, vranësirat do të bëhen të dukshme pothuajse në të gjithë territorin e kosovës, duke sjellë reshje të izoluara dëbore. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të RRITEN në në dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 1°C vlera më e ulët deri në 10°C vlera më e lartë në rang territori. Era do të fryjë e lehtë gjatë gjithë ditës me shpejtësinë deri në 30 km/h nga drejtimi permanent Verior.
Pritet një rritje e lehtë e vlerave Barike duke sjellë sërisht; mot të kthjellët në republikën e MV. Parashikohet që pasditja, të sjellë kalime vranësirash kryesisht në të gjithë MV KU më të dukshme do të jenë në zonat Jugore dhe Juglindore; megjithatë mundësia për reshje është thuasje zero; Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të RRITEN në në dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 2°C vlera minimale deri në 13°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë përgjatë gjithë ditës me shpejtesinë deri në 30 km/h nga drejtimi permanent Verior.
Do të VIJOJE gadishulli Iberik nën mbizotërimin e motit të paqëndrueshëm KU vranësirat dhe reshjet e dednura të shiut të jenë prezente. Po ashtu; gadishulli Skandinav dhe Europa Lindore do të përfshihen nga një sistem i fuqishëm vranësirash duke sjellë stuhi dëbore dhe temperatura shumë të ulëta; NDERSA do të vijojë ndikimi i masave ajrore të qëndrueshme me origjinë kontinentale në pjesën më të madhe të kontinentit Europian duke sjellë mot kryesisht të kthjellët dhe vranësira të lehta.