Masat ajrore të ftohta që kanë përfshirë, të gjithë rajonin e Ballkanit do të diktojnë kushtet e motit edhe në republikën e kosovës KU ngricat edhe temperaturat e ajrit do të jenë dominante. Përsa i përketë motit, do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta Ku në zonat veri-veriperëndimore do të gjenerohen reshje të izoluara dëbore. Parashikohet që të njëjtat kushte meteorologjike të vijojnë edhe gjatë natës. Republika e MV do të vijojë të dominohet nga masat ajrore të qëndrueshme duke bërë që orët e paradites të paraqiten me kthjellime NDERSA pasditja do te sjellë vranësira të cilat do të gjenerojnë reshje të pakta dëbore në zonat kufitare me shqipërinë. Po ashtu, edhe në territorin e MV do të ketë rënie të ndjeshme të temperaturave të ajrit si pasojë e të ftohtit që ka zbritur nga verilindja e kontinentit Europian duke theksuar më tej ngricat në akset rrugore.Vendet Nordike dhe Lindja e kontinentit do të jenë nën mbizotërimin e motit të ftohtë dhe reshjeve të dendura të dëborës. Gjithashtu me reshje dëbore PARAQITET Europa Qëndrore dhe një pjesë e rajonit të Ballkanit POR reshjet do të jenë në sasi disi më të pakta. Ndërkohë, MBETEN brigjet e Egjeut dhe detit të zi me rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere, si pasojë e zhvillimit të një qëndre të fuqishme ciklonare në brigjet e Egjeut NDERSA Moti i kthjellët POR i ftohtë do të jetë dominant në gadishullin Iberik si edhe të gjithë Britaninë e madhe.
Rajoni,Europa Moti-E Martë 31 Janar 2023
RELATED ARTICLES