Saturday, January 4, 2025
HomeAKTUALITETRajoni,Europa  Moti-E Martë, 31 Dhjetor 2024

Rajoni,Europa  Moti-E Martë, 31 Dhjetor 2024

Republika e Kosovës, do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta KU më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat veriore – veriperëndimore. Gjatë orëve të pasdites, vranësirat  do të bëhen të dukshme pothuajse në të gjithë territorin e kosovës, megjithatë mundësia për reshje është thuajse zero. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të RRITEN në në dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -4°C vlera më e ulët deri në 8°C vlera më e lartë në rang territori. Era do të fryjë e lehtë gjatë gjithë ditës me shpejtësinë deri në 25 km/h nga drejtimi permanent Lindor.

Pritet një rrtije e lehtë e vlerave Barike duke sjellë sërisht; mot të kthjellët POR të ftohtë në republikën e MV.  Parashikohet që pasditja, të sjellë kalime vranësirash kryesisht në të gjithë MV KU më të dukshme do të jenë në zonat Jugore dhe Juglindore; megjithatë nuk priten reshje; Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të RRITEN në në dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -3°C vlera minimale deri në 9°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë përgjatë gjithë ditës  me shpejtesinë deri në 25 km/h nga drejtimi permanent Lindor.

Do të VIJOJNE ishujt Britanikë nën mbizotërimin e motit të paqëndrueshëm KU vranësirat dhe reshjet e shiut dhe dëborës do të jenë prezente. Po ashtu; gadishulli Skandinav dhe Europa Lindore do të përfshihen nga një sistem i fuqishëm vranësirash duke sjellë stuhi dëbore dhe temperatura shumë të ulëta; NDERSA  do të vijojë ndikimi i masave ajrore të qëndrueshme me origjinë kontinentale në pjesën më të madhe të kontinentit Europian duke sjellë mot kryesisht të kthjellët POR të ftohtë. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments