Orët e para të mëngjesit në Republikën e Kosovë do të jenë nën dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave POR gjatë mesditës dhe në vijim pritet që gradualishtë vranësirat të bëhen edhe më të dukshme KU më të theksuara do të jenë në zonat Veriore – Veriperëndimore; megjithatë nuk priten reshje; Temperaturat e ajrit do të RRITEN në mëngjes POR mbeten kosntae në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C vlera më e ulët dhe maksimumet do të ngjiten deri në 21°C. Era do të fryjë e lehtë POR herë pas here mesatare duke arritur shpejtesinë maksimale 35 km/h nga drejtimi permanent Veriperëndimor.
Republika e MV gjatë paradites; do të PARAQITET nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që i gjithë vendi të jetë me intervale të gjata kthjellimesh POR pas – mesdites dhe kryesisht pasditja do të shtojnë dukshëm vranësirat në të gjithë tërritorin e MV KU më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat Perëndimore dhe Jugperëndimore të MV POR nuk priten reshje; Parashikohet që të njëjtat kushte atmosferike të na shoqërojnë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë gjatë orëve të mëngjesit POR mbeten kostante në mesditë duke u luhatur nga 5°C vlera minimale e shënuar në Gostivar deri në 23°C vlera maksimale e cila pritet në Shkup. Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites POR mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtesinë maksimale deri në 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor.
Do të VIJOJNE; shirat me intensitet të lartë si edhe mini- stuhi breshëri në; gadishullin Iberik dhe ishujt Britanikë; si pasojë e zhvillimit të dy qëndrave të fuqishme ciklonare përkatësiht në; Perëndim dhe Jugperëndim të kontinentit. Po ashtu; moti i paqëndrueshëm do të MBETET dominant në Europën Lindore duke sjellë reshje të dendura shiu si edhe stuhi të forta ere NDERSA e gjithë pjesa tjetër e Europës do të PARAQITET nën ndikimin e motit të kthjellët dhe të ngrohtë KU temperatura relativisht të larta do të shënohen në gadishullin e Ballkanit si edhe brigjet Greke.