Saturday, October 19, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Martë, 27 Shkurt 2024

Rajoni,Europa Moti-E Martë, 27 Shkurt 2024

Republika e Kosovës do të MBETET nën ndikimin e motit të qëndrueshëm si pasojë e masave ajrore me origjinë Perëndimore dhe jugperëndimore. Pjesa e parë e ditës do të jetë nën dominimin e motit të kthjellët në të gjithë vendin; ndërsa pas – mesdite parashikohet të ketë herë pas here kalime të lehta të vranësirave, të cilat më të dukshme pritet të jenë në zonat Lindore dhe Veriore të Kosovës, POR nuk do të mund të gjenerojnë reshje në territor. Temperaturat e ajrit do të vijojë të rriten në vlerat minimale, POR mbeten kostante masimumet duke luhatur vlerat ditore nga 3°C minimalja deri në 16°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehte dhe mesatare duke arritur shpejtesinë maksimale deri në 55 km/h nga drejtimi permanent Jugperëndimor.

Kushtet e qëndrueshme atmosferike vijojnë në të gjithë republikën e MV duke sjellë kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare KU më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat veriore dhe veriperëndimore të MV. Parashikohet që; Kjo situate e qëndrueshme e motit të na shoqërojë deri vonë në mbrëmje kur pritet shtim i vranësirave dhe lagështirës në ajër në pjesën më të madhe të territorit të republikës së MV, por nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes POR mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C minimalja deri në 17°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor.

Pjesa më e madhe e kontinetit Europian do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke kushtëzuar mot; kryesisht të kthjellët dhe temperatura relativisht të larta; si pasojë e masave ajrore me origjinë Perëndimore NDERSA nën ndikimin e reshjeve të dendura të dëborës do të VIJOJE Europa Veriore si edhe Alpet e Europës. Po ashtu; aktivizimi i ciklonit të Islandës ka bërë që; vranësirat, rrebeshet e shiut si edhe stuhitë e forta të erës të MBETEN prezente përgjatë gjithë ditës; në Britaninë e madhe.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments