Wednesday, May 28, 2025
HomeAKTUALITETRajoni,Europa  Moti-E Martë, 27 Maj 2025

Rajoni,Europa  Moti-E Martë, 27 Maj 2025

Republika e Kosovës nën mbizotërohet nga masa ajrore të qëndrueshme atmosferike duke diktuar; mot të kthjellët dhe vranësira të shpeshta në të gjithë territorin e saj; më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat në kufi me Shqipërinë duke sjellë momente me pika shiu; Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes të sjellin shpeshtim të vranësirave në zonat kufitare me Shqipërinë duke gjeneruar reshje të pakta shiu; Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE si në orët e mengjesit edhe të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 6°C vlera minimale e shënuar në Mitrovicë deri në 25°C vlera më e lartë në rang territori.  Era do të fryjë e lehtë POR herë pas-here mesatare duke arritur shpejtësinë mbi 28 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor.

Republika e Maqedonisë së Veriut; do të paraqitet nën dominimin e vranësirave të shpeshta të cilat në orët e mesditës do të zhvillohen duke sjellë rrebeshe të izoluara shiu në zonat Perëndimore dhe skajin Verior të Maqedonisë së Veriut; Kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të shoqërojnë republikën e MV deri vonë në mbrëmje kur pritet përmirësim gradula i kushteve të motit duke sjellë ndërprerje totale të reshjeve; Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE si në vlerat minimale edhe maksimale duke luhatur vlerat ditore nga nga 6°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Gostivarit deri në 27°C pritet vlera më e lartë në rang territori. Ndërkohë; Era do të fryjë  e lehtë deri mesatare; duke arritur shpejtësinë mbi 30 km/h nga drejtimi  Perëndimor.

Zhvillimi i një Qëndre të fuqishme Ciklonare në Veri- Veriperëndim të kontinentit do sjellë; vranësira dhe shira intensivë në gadishullin Skandinav si edhe ishujt Britanikë; Po ashtu, Alpet e Europës si edhe zonat përreth tyre do të dominohen nga vranësira dhe reshje shiu KU herë pas here do të jenë rrebeshe NDERSA gadishulli Iberik; pjesa më e madhe e Ballkanit si edhe vendet e Europës Lindore  do të mbizotërohen nga kushte të qëndrueshme atmosferike duke sjellë;  mot të kthjellët dhe temperatura relativisht të larta.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments