Rajoni i Ballkanit është përfshirë nga masa ajrore të paqëndrueshme; duke diktuar kushtet atmosferike edhe në territorin e Kosovës. Do të vijojnë orët e paradites të dominohen nga vranësira dhe shira të cilat më të dendura pritet të jenë në zonat Jugore dhe Jugperëndimore. Ndërsa gjatë pasdites dhe në vijim; pritet të ketë shpeshtim të vranësirave dhe shirave në të gjithë territorin e Kosovës; Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE si në vlerat minimale, edh maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 4°C minimalja deri në 19°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e fortë përgjatë gjithë 24-orëshi më shpejtesi maksimale deri në 65 km/h nga drejtimi JUGOR.
Republika e Maqedonisë së Veriut; në orët e para të mëngjesit parashikohet të jetë nën mbizotërimin e motit të vranët KU më ët rtheksuara vranësirat do të jenë në zonat Perëndimore dhe Jugperëndimore të MV. Herë pas here vranësirat do të zhvillohen duke gjeneruar rrebeshe shiu; më të dukshme në zonat Jugperëndimore; Parashikohet që gjatë natës; shirat të intensifikohen në të gjithë territorit e Republikës së MV; Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE si në vlerat minimale, edhe maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 4°C minimalja deri në 20°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë paradite POR forcohet gjatë pasdites; duke arritur shpejtesinë deri në 60 km/h nga drejtimi JUGOR.
Ishujt Britanikë; rajoni i Balltikut si edhe brigjet Verilindore të Europës do të përfshihen nga vranësira të dendura duke sjellë reshje shiu e dëbore KU problematike situata do të paraqitet në Britaninë e Madhe; situatë kjo si pasojë e zhvillimit të një qëndre të fuqishme ciklonare në Veriperëndim të kontinentit; PO ashtu, Alpet e Europës; zonat përreth tyre dhe rajoni i Ballkanit do të dominohen nga reshje shiu e dëbore si edhe stuhi të forta ere NDERSA pjesa tjetër e kontinentit Europian do të mbizotërohet nga masa ajrore të qëndrueshme duke sjellë; mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare.