Republika e kosovës; do të paraqitet në ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të dëbores POR sasia e tyre do të jetë e pakët. Problematikë e theksuar mbeten ngricat në akset rrugore si edhe rënia e temperaturave të ajrit. Parashikohet që mesdita dhe pasditja të sjellin përmirësim të kushteve atmosferike duke bërë që të shfaqen intervale më kthjellime. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë gjatë natës dhe mëngjesin pas-ardhës.Republika e MV do te dominohet nga vranësira dhe reshje dëbore KU më të theksuara do të jenë në zonat veriore dhe Lindore. Parashikohet që reshjet te vijojnë deri vonë pasdite kur pritet përmirësim i kushteve amtosferike duke sjellë ndërpreje të reshjeve dhe intervale të shkurta me kthjellime. Prania e vranësirave të dendura dhe lagështirës të lartë në ajër do të bëjë që i ftohti të ndjehet në të gjithë MV. Temperaturat do të luhaten nga -2°C deri në 7°C.Reshje të dendura shiu e dëbore, do të vijojnë në gadishullin e ballkanit KU herë pas here priten edhe rrebeshe. Po ashtu si pasojë e një qendre të fuqishme ciklonare në juglindje të Europës do të bëjë që brigjet e Egjeut të përjetojnë shira me intensistet të lartë dhe stuhi te forta ere. NDERSA pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të jetë në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke bërë që moti i kthjellët POR i ftohtë të jetë dominant. Temperatura ekstremisht të ulëta do të regjistrohen në vendet e Europës Lindore.
Rajoni,Europa Moti-E Martë 24 Janar 2023
RELATED ARTICLES