Kosova gjatë orëve të para të ditës do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave në të gjithë territorin. POR si pasojë e zhvillimit të një qëndre të presionit të ulët atmosferik mbi Ballkanin Veriperëndimor, pritet shtim i vranësirave të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu deri vonë në mbrëmje.Territori i MV në pjesën e parë të ditës do të jetë nën ndikimin e vlerave të larta barike të cilat do të bëjnë që të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash. POR orët vijuese do të sjellin zhvillim të vranësirave dhe reshje shiu të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Veriore dhe Veriperëndimore.Gadishulli Iberik PARAQITET në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave. Ndërsa pjesa tjetër e Jugut të kontinentit do të jetë me vranësira të shumta dhe reshje shiu të shoqëruara me stuhi ere. Gjithashtu me vranësira dhe rrebeshe shiu do të jetë Qëndra e kontinentit Europian. Ndërsa Vendet Nordike dhe Europa Lindore do të mbizotërohen nga vranësirat e shumta dhe reshjet e dëborës.