Republika e Kosovës do të jetë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike të cilat do të sjellin intervale të gjatë me kthjellime, KU më të dukshme do të jenë në zonat perëndimore. Ndërsa orët e pasdites dhe mbrëmjes do të sjellin kalime të përkohëshme të vranësirave, të cilat më fokusuiara do të jenë në zonat Veriore dhe Lindore të vendit. Zhvillimi i përkohëshëm i një qëndre të presionit të lartë atmosferik në Jugperëndim të Ballkanit do të diktoj motin edhe në MV, KU pjesa e parë e ditës do të sjelli orë të shumta me diell. Ndërsa pas mesdite do të ketë shtim gradual të vranësirave në të gjithë vendin. POR vranësirat nuk do të mund të gjenerojnë reshje.Pjesa më e madhe e kontinentit do jetë në dominimin kushteve të qëndrueshme, të cilat sjellin alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të Europës Jugore dhe Qëndrore. Gjithashtu në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike pritet të jetë Europa Veriore dhe Lindore Ku më të dukshme vranësirat do të jenë në Europën Lindore. Ndërsa pjesërisht Brigjet e Egjeut, Ballkani Verior dhe rajone të izoluara në Europën Qëndrore do të kenë herë pas here vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje të pakta.
Rajoni,Europa Moti-E Martë 21 Shkurt 2023
RELATED ARTICLES