Deri në mesditë; Republika e Kosovës; PARAQITET nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm, duke bërë që të ketë vranësira të dendura dhe reshje të pakta e të izoluaradëbore POR pjesa e dytë e ditës do të sjellë grumbullim të mëtejshëm të vranësirave duke gjeneruar reshje dëbore në të gjithë territorin e kosovës POR në sasi të pakta. Parashikohet përmirësim i theksuar i motit gjatë orëve të vona të mbrëmjes duke i larguar gradualisht reshjet nga i gjithë territori i Kosovës. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes POR mesdita sjell rënië të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 11°C. Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor dhe Jugperëndimor
Republika e MV do të dominohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që vranësirat të jenë preznete në të gjithë territorin e MV herë pas here pritet zhvillim i tyre duke gjeneruar reshje shiu dhe dëbore në të gjtihë MV POR më të dukshme reshjet do të paraqiten në zonat perëndimore dhe veriperëndimore të republikës së MV. Po ashtu; orët e pasdites do të vijojnë nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të dëborës në pjesën më të madhe të MV, parashikohet ndërprejre e tyre vetëm në orët e vona të natës. Përsa i përket; Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes POR mesdita sjell rënie të lehtë te tyre duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 13°C. Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites POR forcohet gjatë pasdites duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 60 km/h nga drejtimi Jugor dhe Jugperëndimor.
Si pasojë e masave të ftohta polare që kanë përfshirë brigjet Veri-veriperëndim të kontinentit do të diktojë kushtet e paqëndrueshme atmosferike në ishujt Britanikë, Europën Qëndrore si edhe pjesërisht gadishullin e Ballkanit duke sjellë reshje shiu e dëbore si edhe erëra të ftohta verilindore. Po ashtu; me reshje dëbore si edhe temperatura të ulëta do të vijojë moti; në gadishullin Skandinav si edhe Europën Lindore NDERSA motit i kthjellët dhe vranësirat e shpeshta do të dominojnë vetëm në gadishullin Iberik si edhe pjesërisht Europën Juglindore.