Gjatë orëve të paradites; Republika e Kosovës do të paraqitet nën dominimin e vranësirave mesatare dhe lokalisht të dendura duke sjellë reshje shiu e dëborë KU më së shumti do të jenë në skajin verior dhe veriperëndimor; Parashikohet që pjesa e dytë e ditës dhe në vijim; të shtojë reshjet e shiut dhe dëborës në të gjithë territorin e Kosovës; në shumë zona reshjet do të jenë në formë dëborë si pasojë e temperaturave disa gradë nën zero; Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga -3°C vlera minimale deri në 13°C maksimalja në rang territori. Era do të fryjë mesatare POR herë pas-here e fortë me shpejtësi maksimale deri në 55 km/h nga drejtimi Verilindor.
Do të PARAQITET Republika e Maqedonisë së Veriut nën mbizotërimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që; vranësirat dhe reshjet e shiut dhe dëborës të jenë prezente; më të theksuara në zonat Perëndimore dhe Veriperëndimore të MV; Pjesa e dytë e ditës do të ulë ndjeshmë intensitetin e reshjevë në të gjithë territorin e MV POR si pasojë e temperaturave të ulëta do të ri-kthehen ngrica në disa akse rrugore; Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në vlerat minimale edhe në ato maksimale duke u luhatur nga -2°C vlera minimale deri në 15°C maksimalja në rang territori. Era do të fryjë mesatare POR herë pas-here e fortë me shpejtësi maksimale deri në 60 km/h nga drejtimi Verilindor.
Alpet Europiane dhe zonat përreth tyre do të përfshihen nga masa ajrore të paqëndrueshme duke sjellë dominim të vranësirave dhe reshjeve të dëborës; Po ashtu; stuhi të forta ere dhe reshje intensive do të ketë përkatësisht në; gadishullin Iberik; ishujt Britanikë si edhe gadishullin Apenin; situatë kjo si pasojë e prezencës së një qëndre të fuqishme ciklonare mbi këto rajone NDERSA vendet Nordike; Europa Lindore dhe pjesa më e madhe Juglindjes së kontinentit do të jenë nën ndikimin e motit të qëndrueshëm KU kthjellimet dhe vranësirat e lehta e kalimtare do të jenë dominante