Territori i Kosovës do të jetë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta të cilat herë pas here do të sjellin reshje të pakta dëbore në majat e maleve. POR mbeten disi problematike ngricat në akset rrugore pasi temperaturat e ajrit janë disa gradë nën zero. Parashikohet që orët e pasdites të sjellin përmirësim gradual të kushteve atmosferike duke bërë që i gjithë rajoni i kosovës të dominohet nga kthjellime, vranësira të dendura POR pa reshje, temperaturat e ajrit dotë rriten lehtë. Republika e MV, PARAQITE me mot të qëndrueshëm në pothuajse gjithë 24_orëshin KU kthjellimet do të jenë dominante. Orët e vona të mbrëmjes sjellin shtim të vranësirave duke rrezikuar momenete me flokë dëbore në zonat e thella malore. Parashikohet që kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta të jenë dominante. Vijon rritja graduale e temperaturave të ajrit në të gjithë MV. Aktivizimi i Anticiklonit të Azoreve, do të sjellë kushte të qëndrueshme atmosferike në pjesën më të madhe të Europës; konkretisht me kthjellime dhe temperatura relativisht të laa do të PARAQITET Europa veriore, Europa Qëndrore si edhe gadishulli i Ballkanit. NDERSA si pasoje e zhvillimit të një cikloni të fuqishëm në Veriperëndim me ndikim deri në jugperëndim të Europës do të kushtëzojë në ishujt Britanikë si edhe gadishullin Iberik; mot me vranësira dhe shira të dendur, herë pas here priten edhe stuhi të fuqishme ere si edhe dallgëzim i lartë në brigjet Spanjolle.
Rajoni,Europa Moti-E Martë 14 Shkurt 2023
RELATED ARTICLES